Ish-gruaja e Jeff Bezos ndryshon mbiemrin dhe dhuron 1.67 miliardë dollarë për bamirësi

E Mërkurë 29 Korrik 2020, 09:45
TiranaPost
MacKenzie Bezos, ish-gruaja e themeluesit të Amazonës, Jeff Bezos, hyri në listën e më të pasurve të botës pas përpjestimit të pasurisë për shkak të divorcit.
Ajo njoftoi dy vendimet e rëndësishme që ka marrë. Ka lënë mbiemrin e ish-burrit dhe tani është MacKenzie Scott.
Përveç kësaj një pjesë të pasurisë, rreth 1.67 miliardë dollarë i ka dhuruar për bamirësi që prej ndarjes nga Jeff.
Organizatat jofitimprurëse për të cilat i ka dhuruar punojnë për: barazinë racore, grupin LGBTQ, barazinë gjinore, lëvizje ekonomike, shëndetin publik, zhvillimin global dhe ndryshimin e klimës.
*Burimi Forbes