Ish-kreu i CIA: Një grusht shteti ka nisur në Rusi dhe do e rrëzojë Putin nga pushteti

Një ish-kreu i CIA ka deklaruar se në Rusi kanë nisur lëvizjet në mënyrë sekrete për organizimin e një grushti shteti që do të rrëzojë nga pushteti Vladimit Putin, për shkak të luftës që ka nisur në Ukrainë dhe kërcënimeve se ky konflikt mund të bëhet global.
Daniel Hoffman thotë se ky grusht shteti do të jetë i menjëhershëm dhe po organizohet nga persona pranë Putin që do ta gjejnë atë të papërgatitur.
“Këta njerëz do të lëvizin në mënyrë sekrete dhe të menjëhershme përpara se Putin t’i zbulojë dhe t’i vrasë i pari. Gjithçka do të ndodhë papritmas dhe ai do të vdesë” u shpreh Hoffman.
Shëndeti i Putin ka ngritur spekulime se Rusia së shpejti mund të ketë një udhëheqës të ri dhe Hoffman parashikon se ka disa lojtarë kyç që duhen mbajtur nën vëzhgim si pasues të tij.
Në krye të listës për të marrë pushtetin e Moskës është Nikolai Patrushev, shefi i Këshillit të Sigurimit të Putinit dhe Alexander Bortnikov, drejtori i agjencisë sekrete të inteligjencës ruse FSB.