Lajme nga Bota

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është shtruar në spital

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është shtruar në

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është mbajtur që prej ditës së djeshme në një spital ku kishte shkuar për të bërë kontrollet mjekësore rutinë.

Lajmin e kanë dhënë mediat italiane të cilat citojnë burime nga partia e Berlusconit, “Forza Italia”. 84-vjeçari, sipas këtyre burimeve është shtruar në spitalin “San Raffaele” në Milano, në të njëjtin institucion ku u shtrua edhe përgjatë Shtatorit të kaluar kur u infektua me koronavirus.

Ende nuk dihet shkaku ekzakt që ka shpënë në hospitalizimin e Berlusconit, por kjë është hera e dytë që Berlusconi është shtruar në spital në vitin 2021, duke ngritur kështu dyshime në lidhje me qëndrueshmërinë shëndetësore të tij.

Kujtojmë se në vitin 2016, ish-kryeministri italian i është nënshtruar një operacioni delikat në zemër, dhe gjithashtu i ka mbijetuar një kanceri në prostat, prej të cilit u rikuperua në Janar të këtij viti.

Ndaj lajmiut të hospitalizimit të tij ka reaguar dhe bursa italiane që ka filluar të kuotojë më lart aksionet në gjigandin mediatik “Mediaset”, ku Berlusconi është aksioner kryesor.

Tiranapost.al