Ish-kryeministrit skocez ndërron jetë në Ohër, ishte duke hapur një shishe ketchupi
E Martë 15 Tetor 2024, 12:09
TiranaPost
Ish-kryeministri i Skocisë, Alex Salmond, i cili drejtoi vendin nga viti 2007 deri në 2014.
ka ndërruar jetë në Maqedoninë e Veriut, teksa merrte pjesë në një forum për kulturën dhe diplomacinë në Ohër.
69 vjeçari Salmond ishte duke drekuar me disa miq të tij në Ohër, kur një prej tyre i kishte kërkuar ndihmë për të hapur një shishe ketchupi.
Sipas dëshmitarëve, ndërsa përpiqej të hapte shishen, Salmond u mbështet në karrige dhe ndërroi jetë.
Një ekzaminim post-mortum zbuloi se shkak për vdekjen ishte ataku kardiak, teksa ish kryeministri ishte ankuar më herët për dhimbje në këmbën e djathtë.