Lajme nga Bota

Ish-shefi i kabinetit të Johnson: Planifikuam ta rrëzonim nga pushteti, vetëm pak ditë pasi fituam zgjedhjet

Ish-shefi i kabinetit të Johnson: Planifikuam ta rrëzonim nga

Ish-shefi i kabinetit dhe dikur bashkëpunëtori më i ngushtë i kryeministrit britanik Boris Johnson, Dominic Cummings ka bërë publik faktin se pak ditë pas triumfit elektoral të konservatorëve në nëntor 2019, ai dhe bashkëpunëtorë të tij konspiruan për ta rrëzuar nga posti i sapofituar për shkak se po largonte aktivistët e BREXIT nga punët në kryeministri.

Në një intervistë të dhënë për BBC, Cummings tha se vetëm në muajin janar 2020, u kuptua se Johnson “nuk kishte asnjë plan” dhe se i ndikuar nga asokohe e dashura (tashmë bashkëshortja) Carrie Symonds, donte të distanconte atë dhe djathtistët e tjerë nga pozicionet me influencë.

“Njerëzit po theshin: ‘Që prej verës e vetmja gjë që kemi menduar është sesi do të heqim qafe Johnson dhe do të vendosim dikë tjetër në postin e kryeministrit”- ka thënë Cummings, në intervistën e parë televizive që pas largimit nga “10 Downing Street”.

Kjo ka qenë vetëm e fundit nga shumë zbulime që Cummings ka bërë publik, muajt e fundit, si p.sh. faktin që Johnson fillimisht nuk besonte tek koronavirusi dhe nuk binte dakord të merrte asnjë masë parandalimi derisa u bë shumë vonë.

Tiranapost.al