Lajme nga Bota

Ishte data dhe jo forca e tërmetit që shkaktoi ankth në Meksikë

Ishte data dhe jo forca e tërmetit që shkaktoi ankth në

Teksa prindërit e fëmijëve të vrarë kur një shkollë u shemb gjatë tërmetit të vitit 2017 në Meksikë, kremtonin një meshë në kujtim të tyre, toka filloi të dridhej përsëri.

“Jo, jo përsëri! Zoti im, jo ??më!” bërtitën ata kur një tërmet me magnitudë 7.6 goditi kryeqytetin të hënën, duke vrarë dy njerëz.

19 shtatori është shndërruar në datë të frikshme për ata që jetojnë në Meksikë.

Tre tërmete, në të njëjtën datë, në tre vite të ndryshme: në 1985-ën, 2017-ën dhe tani në 2022-shin.

Në mëngjesin e 19 shtatorit 1985, një tërmet me magnitudë 8.0 shkatërroi qendrën, në jug dhe në perëndim të vendit, duke lënë rreth 9500 të vdekur.

Tërmeti i këtij viti nuk ishte aq agresiv, por data e bëri më të frikshëm.