Lajme nga Bota

Italia bën listën e kuqe me 13 vende, Shqipëria nuk përfshihet

Italia bën listën e kuqe me 13 vende, Shqipëria nuk

Italia ka bërë listën e saj me vendet për të cilat ka vendosur kushte për hyrjen në territorin e saj. Janë 13 vende që nga Armenia, Bahrein, Bangladesh, Bosnia, Brazil, Kili, Republika Domenikane, Kuvajti, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Oman, Panama dhe Peruja të përfshira të listë. Udhëtarët që 14 ditët e fundit kanë udhëtuar në këto zona nuk do lejohet të hyjnë në Itali. Pas valës së tmerrshme që kaloi, Italia nuk do një valë të dytë. Këto vende i konsideron me rrezikshmëri të lartë.

Shqipëria nuk përfshihet në këtë listë.

Prej 1 korrikut vendi ynë u la jashtë duke mos ia lejuar hyrjen në territorin e shteteve pjesë të Bashkimit Europian, por njëherësh secili shtet ka dorë të lirë të zgjedhë vetë se si do procedojë.