Italia dhe Greqia me shifra të larta viktimash dhe të infektuarish

E Shtunë 5 Dhjetor 2020, 19:42
TiranaPost
Italia vijon të ketë shifra të larta me Covid-19. 662 pacientë humbën jetën këtë të shtunë dhe u diagnostikuan 21.052 raste të reja.
Edhe Greqia ka raportuar shifra të larta të 24 orëve të fundit.
1383 të prekur dhe 89 të vdekur janë regjistruar vetëm sot.
Vala e dytë ka nisur që në fillim të vjeshtës në gjithë Evropën dhe jo vetëm. Greqia ka shtrënguar masat anti-Covid dhe një prej tyre është edhe mbyllja e pikës kufitare më Shqipërinë, Kapshticës.