Lajme nga Bota

Italia dhe Spanja kanë një kërkesë për kufijtë! A do ndikojë tek shqiptarët?

Italia dhe Spanja kanë një kërkesë për kufijtë! A

Italia dhe Spanja kërkojnë që kontrollet kufitare midis vendeve të BE-së të eliminohen sa më shpejt. Gjithashtu në një letër drejtuar Presidentes të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dy shtetet kërkojnë që të mos bëhen diskriminime dhe mbi bazën e kritereve të qarta dhe transparente epidemiologjike.

Në letrën drejtuar Von der Leyen, Sánchez dhe Conte propozojnë që të rivendoset plotësisht liria e lëvizjes brenda BE-së dhe zonës Shengen. Kjo do të thotë që kërkesa e tyre lidhet edhe me qytetarët e vendeve që nuk jetojnë në BE, por i përkasin zonës Shengen, si Shqipëria.

"Është e nevojshme të vendosen kritere të përbashkëta shëndetësore në të gjithë BE për transportin, me protokollet e dakorduara midis të gjithëve. Shumë prej Shteteve tona Anëtare po i afrohen datës së vendosur për rihapjen e kufijve të tyre për lëvizshmërinë turistike. Sesi do të përfundojë procesi ynë, do të varet nga perceptimi që qytetarët tanë do të kenë për rolin qendror të BE-së në të gjithë kriza”, shkruajnë ata ndër të tjerash në letër.

Duke qenë dy nga vendet më të prekura nga virusi të BE-së, disa shtete kanë vendosur që të mos i hapin kufijtë me ta për një afat të pacaktuar. Italia ka rihapur kufijtë më 3 qershor, Spanja do ta bëjë këtë në fund të muajit.

Lexo me shume: