Lajme nga Bota

Italia i afrohet Kinës për nga numri i të infektuarve: Viktima më pak

Italia i afrohet Kinës për nga numri i të infektuarve: Viktima

Është ndalur tendenca në rënie e numrit të të infektuarve në Itali. Nëse për katër ditë rresht kurba ishte në ulje, sot Italia ka pësuar rritje të numrit.

Në 24 orët e fundit janë 4492 të infektuar, dje ishin 3492- Totali i të infektuarve ka shkuar në 80,539.

Numri i viktimave në 24 orët e fundit është 662, dje ishin 683- Numri në total i viktimave është 8,165.

Ndërsa të rikuperuar janë 10 mijë e 361, 999 më shumë sesa dje.

Në gjendje kritike janë 3,612 persona.

Në nivel global, janë 509,427 të infektuar, 23,004 viktima, 122,226 të shëruar. 

Klikoni linkun https://www.worldometers.info/coronavirus/ për të parë situatën.