Lajme nga Bota

Italia i rikthehet zonave me ngjyrë: Të kuqet më me rrezik nga Covid si Lombardia, masat që janë në fuqi

Italia i rikthehet zonave me ngjyrë: Të kuqet më me rrezik nga

Pas izolimit tre ditor kombëtar për të ndaluar përhapjen e koronavirusit për Pashkë, Italia i është rikthyer ndarjes së zonave në ngjyrat portokalli dhe të kuqe sipas situatës me Covid për nga rreziku. Zonat e kuqe janë me rrezik të lartë, ndërsa zonat portokalli janë me rrezik të mesëm, sipas ngjyrës janë të vendosura edhe masat e kufizimit.

Aktualisht janë 10 rajone të klasifikuara si zona portokalli nga 6 Prilli: Abruzzo, Basilicata, Lazio (Romë), Liguria, Marche, Molise, Siçili, Sardenjë, Umbria dhe Veneto, si dhe provincat autonome të Bolzano dhe Trento.

Zonat e kuqe janë Lombardia (Milano), Toskana, Emilia Romagna, Kalabria, Friuli Venezia Giulia, Piemonte, Puglia, Valle d'Aosta dhe Campania (Napoli).

Italia kohët e fundit zgjati sistemin e saj të kufizimeve dhe mbylljeve nga Covid-19 si pjesë e një dekreti të miratuar nga qeveria e kryeministrit Mario Draghi.

Masat hyjnë në fuqi në 7 Prill dhe qëndrojnë në fuqi deri më 30 Prill.

Italia i rikthehet zonave me ngjyrë: Të kuqet më me rrezik nga

Megjithatë dekreti i lejon qeverinë të lehtësojë kufizimet në rajone, nëse të dhënat nga virusi tregojnë përmirësim. Aktualisht nuk ka zona të verdha me rrezik të moderuar, ku rregullat janë më të relaksuara.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA tregonse qeveria do të vlerësojë situatën në mes të Prillit për të vlerësuar nëse ndonjë rajon mund të klasifikohet si një zonë e verdhë, bazuar në të dhënat për Covid-19.

Rregullat më kufizuese zbatohen në zonat e kuqe, me bare dhe restorante të mbyllura, përveç shërbimit delivery. Vetëm dyqanet thelbësore janë të hapura dhe udhëtimi në rajonë ë tjera është i kufizuar, lejohet vetëm për raste emergjence.

Në zonat portokalli, restorantet dhe baret janë të mbyllura përveç shërbimit delivery, por dyqanet, përfshirë parukeritë qëndrojnë të hapura. Njerëzit mund të largohen nga qytetet e tyre vetëm për arsye pune, shëndetësore ose emergjence.

Në gjithë vendin, orari i ndalimit të lëvizjes është nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Në këtë link, do të gjeni të gjitha masat në fuqi në Itali, sipas përcaktimit të zonave.

*Tiranapost.al.