Italia jep 100 euro bonus fundviti për prindërit beqarë
E Shtunë 16 Nëntor 2024, 19:42
TiranaPost
Prindërit që po i rrisin të vetëm fëmijët e tyre do të marrin 100 euro bonus këtë fundvit.
Nga ky vendim do të përfitojnë 4.6 milionë italianë dhe jepet me synimin për t'i dhënë një shtysë konsumit. 100 euro neto do të kalojnë së bashku me rrogën e tyre të 13-të, në sektorin publik dhe privat.
Kostoja e bonusit pritet të jetë 225 milionë euro.
Zëvendësministri i Ekonomisë, Maurizio Leo, pohoi se do të jetë një nxitje e mëtejshme për konsumin e Krishtlindjeve dhe ndihmë shtesë për tatimpaguesit në një kohë të caktuar të vitit, kur shpenzimet familjare rriten.