Lajme nga Bota

Italia ka gati masat që s`do lejojnë në lokale, autobusë dhe në asnjë vend të populluar, njerëz të pavaksinuar

Italia ka gati masat që s`do lejojnë në lokale, autobusë dhe

Italia po shtrëngon masat ndaj Covid dhe këtë herë klasifikimi do të bëhet jo me zona, por me të vaksinuar dhe të pavaksinuar.

Nga e hëna e 26 korrikut do të duhet “Green Pass”, e cila dëshmon se ke marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid, për të hyrë në restorante në pjesën e brendshme.

Nga shtatori pastaj, rregullat do të bëhen edhe më kufizuese: Pasaporta e vaksinimit do të jetë gjithashtu e nevojshme për të hipur në autobusë dhe metro, për aktivitete sportive dhe disko.

Një mundësi që është në tavolinën e diskutimit është bërja e tamponëve falas për ata që kanë marrë vetëm një dozë dhe presin të marrin të dytën. Pritet vetëm mbledhja e këshillit për t`i miratuar rregullat e reja.

Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme parashikohet të mbetet deri më 31 tetor.

Italia nuk mund të përjetojë një valë të dytë si ajo e vitit të kaluar.