Italia ofron shtëpi me 1 euro për amerikanët e mërzitur nga zgjedhja e Donald Trump
Në një përpjekje për të ringjallur komunitetin, fshati Ollolai në ishullin italian të Sardenjës po ofron mundësi të veçanta për amerikanët e interesuar të zhvendosen pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Ky fshat malor, i njohur për bukuritë natyrore dhe traditat e pasura, ka parë një rënie të ndjeshme të popullsisë nga 2,250 banorë një shekull më parë në rreth 1,150 sot.
Për të tërhequr banorë të rinj, Ollolai ofron tri opsione strehimi: shtëpi falas për nomadë digjitalë, banesa të braktisura për vetëm 1 euro që kërkojnë rinovim dhe shtëpi gati për banim me çmime deri në 100 000 euro. Amerikanët kanë prioritet në këtë iniciativë, me një proces të përshpejtuar dhe mbështetje të plotë nga një ekip i posaçëm që ndihmon me procedurat dhe rinovimin.