Lajme nga Bota

Italia po përgatitet për skenarin më të keq? Do shtyhet me 6 muaj gjendja e jashtëzakonshme

Italia po përgatitet për skenarin më të keq? Do shtyhet me 6

Gjendja e jashtëzakonshme në Itali do të shtyhet deri me datë 31 dhjetor. Këtë ka deklaruar kryeministri Giuseppe Conte në një konferencë për shtyp, duke shtuar se ende nuk është miratuar po drejt asaj rruge është. Kjo do të thotë se punonjësit e administratës por edhe biznese të vjera do të vijojnë punën nga shtëpia.

Kryeministri Giuseppe Conte tha: Në mënyrë të arsyeshme, ekzistojnë kushtet për të vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme edhe pas 31 korrikut. Gjendja e jashtëzakonshme shërben për të mbajtur kontrollin e virusit. Gjithçka na çon në këtë drejtim.

Mediat italiane shkruajnë se vendimi është ndikuar nga Komiteti Shkencor Teknik italian, që mund të ketë parashikuar ngë valë të dytë koronavirusi në vjeshtë, por deri më tani nuk është e konfirmuar as nga vetë OBSH.

Megjithatë, kundër kryeministrit ka dalë kreu i La Lega, Matteo Salvini i cili në një status në rrjetin social Tëitter shkruan se italianët e kanë treguar që kanë sens të përbashkët. ‘Liria nuk mund të anulohet me dekret’ , thotë ai mes të tjerash. Reagimi i plotë:

"Jo faleminderit. Italianët kanë treguar sens të përbashkët. Ata meritojnë besim dhe respekt, duan të jetojnë dhe të punojnë. Liria nuk mund të anulohet me dekret”.

Italia ka këtë bilanc nga koronavirusi:

242 mijë raste, 194 mijë të shëruar, 34,926 viktima.