Lajme nga Bota

Italia prezanton planin e lehtësimit të masave, nga hapja e pishinave, tek heqja e karantinës

Italia prezanton planin e lehtësimit të masave, nga hapja e pishinave,

Italia është bërë gati për sezonin turistik dhe ka përgatitur planin e lehtësimit të masave që nis nga sot. Pishinat dhe plazhet janë tashmë publike për të gjithë. Nga 22 maji do të hapen edhe qendrat tregtare gjatë fundjavave.

Italia heq nga nesër edhe karantinën e detyrueshme për udhëtarët që hyjnë nga vendet e BE-së.

Lehtësimi i madh do të bëhet në 1 qershor. Do të lejohet shërbimi i restoranteve në ambientet e brendshme.

Nga 15 qershori do të lejohen edhe festat familjare pa numër të kufizuar të ftuarish.