Ivanka Trump: Normal që e dija që pretendimet e babait tim për zgjedhjet e vjedhura ishin marrëzi

E Premte 10 Qershor 2022, 20:21
TiranaPost
Vajza e preferuar e Donald Trump, Ivanka, në seancën e regjistruar të komisionit të 6 janarit, ka “tradhëtuar” babain e saj. Në një video Ivanka raportohet se i thotë komisionit, se e dinte që pretendimet e babait të saj për zgjedhjet e vjedhura ishin marrëzi.
New York Times shkruan se Ivanka edhe bashkëshorti i saj Jared Kushner që ishte këshilltari i Trump kishin arritur në përfundimin se Trump i humbi zgjedhjet edhe para se të njoftohej zyrtarisht për Joe Biden dhe kishin vendosur të “lanin duart” nga Presidenti i 45-të.
Pse nuk i thanë asgjë askujt për këtë? Sipas Times, Ivanka nuk donte të "turpëronte" babanë e saj.