Lajme nga Bota

Ivanka Trump planifikon të marrë pjesë në inaugurimin e Joe Biden, zbulohet arsyeja

Ivanka Trump planifikon të marrë pjesë në inaugurimin e Joe

Ivanka Trump planifikon të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden javën e ardhshme për të shpëtuar karrierën e saj politike.

Presidenti në largim i SHBA Donald Trump, i cili nuk është shfaqur në publik pas sulmeve në Capitol Hill.

Demokrati Biden do të bëhet zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara në 20 Janar dhe Trump ka njoftuar se do të thyejë traditën dhe nuk do të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Ivanka shpreson se pjesëmarrja në inaugurim do ta lejojë atë të "fitojë mbështetës të ardhshëm", sipas një burimi të Shtëpisë së Bardhë.

39-vjeçarja ka shërbyer si këshilltare e babait të saj gjatë kohës që ishte në detyrë.

"Ivanka është e shqetësuar se karriera e saj politike është në rrezik dhe ajo po bën gjithçka që mundet për të shpëtuar reputacionin e saj," i tha burimi Daily Mail.

Siç shkruan “Mirror”,  vetë Trump thuhet se është i zemëruar dhe po bën thirrje që familja e tij të qëndrojë e vendosur pas tij, duke e përshkruar vendimin e vajzës së tih Ivanka Trump si një "fyerje".

Artikulli i marrë nga Mirror, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.