Lajme nga Bota

Izolohet Milano? 10-15 ditë kohë për ta vendosur

Izolohet Milano? 10-15 ditë kohë për ta vendosur

Kryebashkiaku i Milanos tregoi se nuk është marrë ende vendimi, nëse Milano do përjetojë një tjetër izolim. Shifrat e infektimeve me Covid dhe shtrimeve në rritje i kanë çuar drejt gjykimit për një mbyllje, por vendimi përfundimtar do të merret pas 10-15 ditësh, nisur nga rastet e intubuara.

Izolohet Milano? 10-15 ditë kohë për ta vendosur
Beppe Sala

“Unë sigurisht që nuk do isha dakord me një izolim, sidomos sot", tha Beppe Sala.

Dje këshilltari i Ministrisë së Shëndetësisë, Walter Ricciardi, foli për një bllokim të mundshëm, të pjesshëm në disa zona të Italisë, përfshirë Milanon

Kryetari i bashkisë kujtoi se deri tani pandemia ka shkaktuar dëme që tejkalojnë 10 miliardët vetëm për panairet e anuluara, dyqanet, eventet e modës dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve.

*Burimi Huffington Post Italia