Lajme nga Bota

Izraeli bëhet vendi i parë në botë që vaksinon fëmijët prej moshës 12 vjeç

Izraeli bëhet vendi i parë në botë që vaksinon

Izraeli do të bëhet vendi i parë në botë që do të startojë procesin e vaksinimit edhe për fëmijët e grupmoshës nga 12 deri në 15 vjeç. Vendimi është marrë pasi testimet paraprake që u zhvilluan në SHBA, treguan se vaksina nuk përbën rrezikshmëri për fëmijët dhe ka një nivel shumë të lartë imunizimi kundër virusit dhe varianteve të tij, të cilat janë të rrezikshme edhe për të rinjtë.

Deri tani rreth 200 të rinj izraelitë nën moshën 16 vjeç janë vaksinuar dhe nuk është raportuar asnjë efekt anësor serioz. Ndërkohë fillimi i procesit të vaksinimit masiv pritet të shënohet muajin e ardhshëm (muajin Maj) sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Ndonëse vdekshmëria nga koronavirusi tek fëmijët e vegjël është shumë i vogël, vaksina ndihmon në krijimin e anti-trupave që do i shërbejnë fëmijëve në një moshë më të madhe dhe do të jetë veçanërisht ndihmues për fëmijët që janë më vulnerabël përkundrejt virusit, si p.sh. ata që vuajnë nga diabeti, sëmundjet e zemrës apo janë obezë.

Kujtojmë se Izraeli ka qenë shteti që ka vaksinuar popullsinë e vet me ritimin më të shpejtë në botë.

Tiranapost.al