Lajme nga Bota

Jacinda, kryeministrja që i ranë krizat për hise dhe anti-Trump pret një tjetër mandat në Zelandën e Re

Jacinda, kryeministrja që i ranë krizat për hise dhe anti-Trump

snjë udhëheqës i Zelandës së Re nuk ka poseduar një profil si ai i kryeministres aktuale Jacinda Ardern. Imazhi i saj është pasqyruar në ndërtesën më të lartë të botës në Dubai.

Jacinda, kryeministrja që i ranë krizat për hise dhe anti-Trump

E kemi parë në kopertinën e revistës Time, dhe ka arritur një audiencë që tejkalon popullsinë modeste të vendit të saj.

Jacinda, kryeministrja që i ranë krizat për hise dhe anti-Trump

Jacinda, kryeministrja që i ranë krizat për hise dhe anti-Trump

E mbështetur globalisht nga progresistët për reagimet e dhembshura dhe vendimet ndaj krizave, Jacinda mori dhe nofkën e kryeministres Anti-Trump, për shkak të multilateralizmit dhe vlerave liberale.

Jacinda, kryeministrja që i ranë krizat për hise dhe anti-Trump

A është Jacinda Ardern në rrugën e duhur për të fituar?

Po dhe ka mundësi të fitojë në mënyrë të qetë një tjetër mandat në zgjedhjet e 17 tetorit. Ajo është kryetarja e Partisë së ‘Punës’ dhe sondazhet deri më tani e nxjerrin në epërsi ndaj kundërshtarëve konservatorë.

Jacinda, kryeministrja që i ranë krizat për hise dhe anti-Trump

"Gjithmonë ka pasur opinion të mirë ndaj Ardern në vendin e saj, por shumë më pak nëse e krahason me jashtë," thotë analisti politik Josh Van Veen, duke theksuar se mbështetja ndaj saj ishte nën 40 % në fund të vitit të kaluar.

Dukej sikur ishte në rrugën e duhur për të qenë një kryeministre me një mandat. Por më pas Covid-19 ktheu botën e të gjithëve me 'kokë poshtë'.

Por kjo krizë të cilën kryeministrja mori meritat e një menaxhimi të suksesshëm, do e vendosë atë sërish në krye të vendit.

Dhe pandemia e koronavirusit nuk është e vetmja krizë me të cilën ajo u përball dhe përballë popullit të saj: Kriza ka përcaktuar kryeministrimin e Ardern.

Nga masakra e 51 myslimanëve nga një supremacist i bardhë që i qëlloi për vdekje në Christchurch, shpërthimi vdekjeprurës i vullkanit dhe në fund pandemia e koronavirusit.

Jacinda, kryeministrja që i ranë krizat për hise dhe anti-Trump

Jacinda, kryeministrja që i ranë krizat për hise dhe anti-Trump

Jacinda, kryeministrja që i ranë krizat për hise dhe anti-Trump

Por në të gjitha këto kriza, 40 vjeçarja fitoi besimin dhe mirënjohjen për veprimet e saj. E udhëhoqi kombin duke ashpërsuar ligjin për armët, duke asistuar në ndihmë për katastrofën e vullkanit dhe duke menaxhuar pandeminë që i dha dhe titullin e politikanes ndër më të suksesshmet dhe me masat më të efektshme në botë./Washington Post/

Jacinda, kryeministrja që i ranë krizat për hise dhe anti-Trump