Japonia ngrin asetet e rusëve, në listë edhe kryeministri

Japonia zgjeroi sanksionet kundër Rusisë. Këtë të martë njoftoi ngrirjen e aseteve të më shumë se 130 personave, përfshirë kryeministrin rus Mikhail Mishustin.
“Sanksionet e reja prekin specifikisht tetë shtetas rusë dhe 133 anëtarë të Republikës Popullore të vetëshpallur të Donetsk dhe Republikës Popullore të Luhanskut në Ukrainën lindore”, thotë tha Ministria e Jashtme e Japonisë në një deklaratë.
Lista përfshin Mishustin, oligarkun Vladimir Bogdanov dhe anëtarët e familjes së oligarkut Genadi Timshenko.
Japonia gjithashtu thelloi ndalimin e eksporteve në 71 kompani të tjera ruse, duke përfshirë si ato prodhuese ashtu edhe institutet kërkimore.
Që nga marsi, Japonia ka vendosur një sërë sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë ngrirjen e aseteve të presidentit rus Vladimir Putin dhe anëtarëve të familjes së tij në përgjigje të pushtimit.
Rusia është përgjigjur duke vendosur sanksionet e veta ndaj Japonisë, siç është ndalimi i hyrjes së zyrtarëve japonezë në Rusi, përfshirë kryeministrin Fumio Kishida.