Lajme nga Bota

Jeni duke shpresuar për një vaksinë kundër Covid-19, ja kur mund të jetë gati

Jeni duke shpresuar për një vaksinë kundër Covid-19, ja kur

Për ata që shpresojnë për një vaksinë anti-Covid-19, lajmi është se mund të jetë gati "menjëherë pas Krishtlindjeve".

Zëvendës shefi mjekësor i Mbretërisë së Bashkuar, Prof Jonathan Van-Tam, thuhet se i ka thënë deputetëve se një vaksinë e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca mund të jetë gati në janar. Ndërsa Jeremy Farrar, anëtar i grupit këshillimor shkencor Sage dhe drejtor i Wellcome Trust, ka thënë të paktën një prej portofolit të vaksinave të Mbretëtisë së Bashkuar mund të jetë gati deri në pranverë.

Shumë është thënë për mënyrën se si bota do të kthehet në normalitet kur një vaksinë të jetë gjerësisht e disponueshme, por është e rëndësishme që të jemi realistë për atë që mund të bëjnë dhe atë që nuk mund të bëjnë vaksinat.

Vaksinat mbrojnë individët nga sëmundjet dhe shpresojmë gjithashtu edhe nga infeksioni, por asnjë vaksinë nuk është 100% efektive. Për të ditur se cila pjesë e një komuniteti do të ishte imune pas një programi vaksinimi është një lojë numrash, ne duhet të shumëzojmë përqindjen e një popullate të vaksinuar me sa efektive është vaksina.

Britania e Madhe aktualisht është ndër vendet që ka mbulimin më të lartë kombëtar të vaksinave të gripit në botë, duke vaksinuar rreth 75% të të moshuarve mbi 65 vjeç kundër gripit çdo vit. Ndërkohë që shumica e vendeve nuk kanë programe vaksinimi për njerëzit e moshuar.

Nëse vaksina kundër Covid-19 është 75% efektive, që do të thotë që 75% e të vaksinuarve bëhen imune atëherë ne në fakt do të mbronim vetëm 56% të asaj popullate të synuar (75% të 75%). Kjo nuk do të mjaftonte për të ndaluar qarkullimin e virusit. Pothuajse gjysma e grupit do të mbetet e ndjeshme dhe ne nuk do ta dimë kush janë ata. Relaksimi i rregullave të distancës sociale kur përballeni me këto rreziqe duket pak si ruleta ruse.

Vaksinat mund të mbrojnë komunitetet, përmes ndërprerjes së transmetimit. Një nga shembujt më të mirë vjen nga fushata e vaksinimit të meningjitit C në Mbretërinë e Bashkuar, në fund të viteve 1990. Kishte një ulje 67% të numrit të rasteve te fëmijët dhe të rinjtë e pavaksinuar sepse ata ishin të mbrojtur nga kontaktet e tyre të cilët ishin vaksinuar dhe nuk transmetonin më infeksion.

Nëse duam të shohim mbrojtjen e popullatës nga një vaksinim Covid-19, do të kemi nevojë për nivele të larta mbrojtjeje në të gjitha moshat dhe vaksinim jo vetëm i grupeve të rrezikut, siç është planifikuar.

Për të ndaluar transmetimin, ne duhet të vaksinojmë këdo që mund të transmetojë infeksion. Çdo gjë më pak do të thotë se qëllimi ynë është vetëm mbrojtja individuale dhe jo ndërprerja e transmetimit.

Edhe nëse vendet vendosin të kalojnë nga një politikë e mbrojtjes personale në një strategji të ndërprerjes së transmetimit, pengesat mbeten. Shumë do të varet nga vaksinimi i suksesshëm (ndoshta me dy doza) të njerëzve që nuk e kanë parë veten më parë të rrezikuar. Sfida do të bindë të rinjtë, për shembull, të vaksinohen, jo për përfitimet e tyre, por për përfitimet e të tjerëve.

Vaksinat janë ndoshta ndërhyrja më e fuqishme e shëndetit publik për ne. Por nëse përfitimet e tyre nuk komunikohen me realizëm, besimi në të gjitha rekomandimet do të vihet në rrezik.

*The Guardian