Lajme nga Bota

Jennifer Garner ndihmon të prekurit nga zjarret në LA: Humba një mik, nuk arriti të shpëtonte në kohë

Jennifer Garner ndihmon të prekurit nga zjarret në LA: Humba një

Aktorja e njohur Jennifer Garner ka ndarë dhimbjen për humbjen e një miku në zjarret shkatërruese që kanë përfshirë Los Angeles-in. Gjatë një interviste për NBC, Garner tregoi se, ndërsa ndihmonte si vullnetare për të shpërndarë ushqim prekurve nga zjarret mësoi lajmin e trishtë për mikun e saj.

“Një mik i imi nuk arriti të shpëtonte në kohë,” tha ajo, duke shtuar se viktima ishte pjesë e të njëjtës kishë që ajo frekuenton. “Nuk mund të flas më shumë për këtë, është tepër e dhimbshme.”

Garner, e cila jeton në Brentwood, një zonë e Los Angeles-it e kërcënuar nga zjarret ditët e fundit, ndan shqetësimin e saj për përmasat e tragjedisë, ndërsa flakët e fuqishme po përhapen drejt Pacific Palisades, ku gjenden shumë shtëpi dhe komunitete.

Aktorja gjithashtu shprehu ndjenjën e fajit që ndjen duke pasur ende një shtëpi të paprekur:

“Kur eci nëpër shtëpinë time, ndjej faj. Pyes veten çfarë mund të bëj, si mund të ndihmoj.”