Lajme nga Bota

Jo më shtetet evropiane. Këto janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2022-shin

Jo më shtetet evropiane. Këto janë pasaportat më të

Japonia, Singapori dhe Koreja e Jugut kanë pasaportat më të fuqishme aktualisht, teksa bota vazhdon të shërohet nga Covid-19, duke përmbysur renditjen para pandemisë që dominohej nga shtetet evropiane.

Një pasaportë japoneze mundëson hyrje pa probleme në 193 vende të botës, një më shumë se pasaportat e Singaporit dhe Koresë së Jugut, sipas Indeksit të fundit të Pasaportave Henley nga Henley & Partners, një konsulencë imigracioni.

Po të fundit në listë?

Dokumentet ruse renditen në vendin e 50-të, me akses hyrje në 119 vendeve. Kina u rendit e 69-ta me akses në 80 vende, pasaporta e Indisë renditet e 87-ta dhe pasaporta e Afganistanit është më pak e dobishme, duke hyrë në vetëm 27 vende.

Gjermania tani është pas Koresë së Jugut. Mbretëria e Bashkuar është e gjashta me akses në 187 vende, ndërsa SHBA është e shtata me akses të lirshëm në 186.

Indeksi, i cili përdor të dhëna 17-vjeçare, ndihmon individët dhe qeveritë të vlerësojnë vlerën e shtetësive në mbarë botën. Megjithatë, me udhëtimin global që ende nuk është rikuperuar plotësisht nga kufizimet Covid, indeksi ofron vetëm një pamje imagjinare të dokumenteve më të mira për të pasur në portofol, pasi bota ende nuk ka dalë nga pandemia dhe pas izolimit dy-vjeçar fluturimet po përballen me kaos.