Lajme nga Bota

Joe Biden ka emëruar vetëm gra në ekipin e tij të komunikimit

Joe Biden ka emëruar vetëm gra në ekipin e tij të

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden ka emëruar vetëm gra në ekipin e tij të komunikimit, duke përfshirë këtu emërimin e demokrates, Jen Psaki si sekretaren për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.

Psaki do të jetë një nga shtatë gratë që do të plotësojë radhët e ekipit të komunikimit të Biden, duke e bërë atë të parën që mban këtë post me të gjithë ndihmëset e tjera të ngarkuara. Ndërkohë që në media flitet për një administratë presidenciale vetëm me gra.

Ekipi i shtypit i Biden do të drejtohet nga Kate Bedingfield, e cila ka punuar si menaxhere e komunikimit të fushatës së presidentit të zgjedhur. Ajo do të mbajë të njëjtin titull nën administratën e Biden.

Më parë, ekipi i komunikimit në Shtëpisë së Bardhë ka qenë kryesisht i dominuar nga meshkuj.

Vendimi për të krijuar personelin e parë të lartë të komunikimit me të emëruara gra mund të jetë një tjetër mënyrë që Biden ka vendosur të tregojë publikut përkushtimin për diversitetin brenda administratës së tij.

Anëtarët e tjerë të ekipit të komunikimit përfshijnë Karine Jean Pierre, këshilltare fushate, e cila do të punojë si zëvendës sekretare kryesore e shtypit dhe Pili Tobar do të bëhet zëvendës drejtore e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris do të ketë Ashley Etienne, një këshilltare të lartë të fushatës së Biden, si drejtoren e saj të komunikimit në Shtëpinë e Bardhë. Symone Sanders, një këshilltare e lartë i fushatës së Biden, po ashtu do të veprojë si zëdhënëse kryesore për Harris.

 

*Artikulli i marrë nga Independent. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.