Lajme nga Bota

Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë: S’ka paraardhës për t'i dhënë dorën

Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë: S’ka

Është thyer tradita teksa Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë me bashkëshorten e tij Jill Biden. Ndryshe nga kalimet e mëparshme të pushtetit, Joe Biden nuk u prit nga parardhësi i tij Donald Trump i cili e pret në portën kryesore të Shtëpisë, i jep dorën dhe i uron punën e mbarë. Donald Trump është larguar prej disa orrësh me Melanian duke mos pranuar të qëndrojë as në ceremonië e betimit të presidentit të ri.

Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë: S’ka

Pra mbërritjes, presidenti Biden bëri një paradë në rrugën kryesore në Uashington për të ndalur në Shtëpinë e Bardhë.

Sapo të mbërrijë në Zyrë ai pritet të firmosë disa urdhra ekzekutivë, si ndalimin e fondeve për ngritjen e murit në kufi të Amerikës me Meksinën.

Në ditët në vazhdim pritet të betohen edhe anëtarët e tjerë të adminitratës së tij. Joe Biden ka thënë se do të përmbysë politikat e Donald Trump, nga brenda dhe jashtë Amerikës.