Lajme nga Bota

Joe Biden merr dozën e dytë të vaksinës Pfizer

Joe Biden merr dozën e dytë të vaksinës Pfizer

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Joe Biden, bëri sot dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.

Procedura u ndoq nga mediat amerikane që e transmetuan live, ndërsa pas injektimit, tha se ka besim tek ekipi i tij për rritjen e shkallës së vaksinimit, pasi të marrë detyrën zyrtarisht më 20 janar. 21 dhjetor ishte data kur Joe Biden mori dozën e parë të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Ekspertët kanë shpjeguar se vaksina jep efekt me dy dozat, të cilat duhet të bëhen me një diferencë kohore prej tri javësh.

 SHBA-ja është vendi më i goditur në botë nga koronavirusi me mbi 22 milionë njerëz të prekur dhe 374,000 viktima nga shpërthimi i pandemisë. 

*Tiranapost.al.