Lajme nga Bota

Joe Biden, presidenti i parë në Amerikë që ka vuajtur nga ky çrregullim qysh në vogëli

Joe Biden, presidenti i parë në Amerikë që ka vuajtur nga ky

Javën tjetër Joe Biden do të inaugurohet si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Ai gjithshtu do të jetë presidenti i parë që ka belbëzuar. Belbëzimi është një gjendje që prek rreth një milionë të rritur në të gjithë Britaninë. Një gjendje kur personi mundohet të nxjerrë një fjalë, por duhet të përpiqet shumë, qoftë për të thënë emrin. Megjithatë kjo nuk ndodh gjithë kohën.

Në një video të publikuar nga BBC shihen fëmijë por dhe të rritur të cilët thonë se teksa komunikojnë me të tjerët, sidomos me ata që nuk e dinë problemin e tyre, hasin vështirësi, për shkak se nuk mund të përgjigjen apo ta thonë shpejt atë që duan. Ka dhe nga ata që bullizojnë.

Belbëzimi njihet gjithashtu edhe si disfemia, një çrregullim i të folurit në të cilin rrjedha e fjalës prishet nga përsëritjet e pavullnetshme dhe zgjatjet e tingujve, rrokjeve, fjalëve apo frazave, si dhe pauzave ose bllokimeve të pavullnetshme. Kjo e bën personin të hasë vështirësi në të prodhuarit dhe të nxjerrurit tinguj.

Nuk ka kurë, pilulë apo terapi që e zhduk belbëzimin. Por ka terapi që mund ti ndihmojnë ata se si ta menaxhojnë që të flasin më lehtësisht, dhe duket se Joe Biden ia ka arritur qëllimit në pjesën më të madhe. Ai ka ndjekur metodën e të folurit ngadalë dhe për këtë tregon se ka punuar shumë.

Joe Biden ka luftuar me belbëzimin gjatë gjithë jetës së tij, dhe për këtë ka ngritur një Fondacion me emrin Stutterin. Amerikanët fundja e kanë zgjedhur për punë e jo për më shumë fjalë.

*Tiranapost.al.