Lajme nga Bota

Joe Biden takohet me kryeministrin britanik Johnson përpara fillimit të G7

Joe Biden takohet me kryeministrin britanik Johnson përpara fillimit

Presidenti amerikan Joe Biden i shoqëruar nga bashkëshortja Jill, ka takuar për herë të parë në kapacitetin e tij si kreu i shtetit, kryeministrin britanik Boris Johnson dhe zonjën e parë Carrie. Takimi është bërë në Cornwall të Anglisë përpara fillimit të punimeve të samitit G7 dhe CNN raporton se dy liderët mund të kenë rënë dakord për të rihapur kufijtë dhe për të rikthyer fluturimes mes SHBA-ve dhe Britanisë, linja që u ndërprenë për shkak të situatës së COVID-19.

Në imazhet e kapura nga mediat ndërkombëtare duket se dy liderët kanë diskutuar me ngrohtësi, por asnjëri prej tyre nuk ka zgjedhur të prononcohet për mediat.

“Është shumë bukur këtu, nuk dua të kthehem në shtëpi”- është dëgjuar nga reporterët të ketë thënë presidenti Biden gjatë zbritjes së tij në Cornwall, një nga zonat më piktoreske të Mbretërisë së Bashkuar.

Tiranapost.al