Joe Biden vjen sot në Europë. Do të zhvillojë takime me liderët e NATO-s dhe BE-së
E Mërkurë 23 Mars 2022, 11:32
TiranaPost
Presidenti Joe Biden pritet të mbërrijë sot në Europë ku do të zhvillojë takime me liderët e NATO-s, Bashkimit Europian dhe G7-s për të diskutuar rreth luftës së Ukrainës.
Sipas mediave amerikane të cilat citojnë burime nga Shtëpia e Bardhë, Biden do të bëjë publike sanksione të reja ndaj 300 ligjvënësve të Dumës së Shtetit rus si edhe do të njoftojë të tjera sanksione ekonomike kundër Rusisë në samitin e NATO-s që do të mbahet të enjten.
Të premten presidenti amerikan, do të vizitojë Varshavën ku do të takohet për herë të parë që nga marrja e detyrës me presidentin polak Andrej Duda, pasi Polonia ishte shteti i parë i BE-së që hapi dyert për refugjatët ukrainas dhe që deri më tani ka pritur më se 2 milionë ukrainas.