Lajme nga Bota

Johnson: Gjermania dhe Franca dëshironin që lufta të mbaronte me humbjen e Ukrainës

Johnson: Gjermania dhe Franca dëshironin që lufta të

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka pohuar së fundmi në një intervistë se vendet evropiane kishin pikëpamje shumë të ndryshme për luftën në Ukrainë, me Gjermaninë që preferonte një humbje të shpejtë të Ukrainës.

Boris Johnson tha për CNN Portugal: Kjo gjë ishte një tronditje e madhe... ne mund të shihnim grupet taktike të batalionit rus të grumbulloheshin, por vende të ndryshme kishin perspektiva shumë të ndryshme. Pikëpamja gjermane ishte në një fazë se nëse do të ndodhte lufta, gjë që do të ishte një katastrofë, atëherë do të ishte më mirë që të përfundonte shpejt dhe që Ukraina të humbte.

Johnson tha se kishte të gjitha arsyet për ta mbështetur këtë qasje, por nuk e bëri.

Ai gjithashtu bëri komente për presidentin francez Emmanuel Macron, i cili kishte udhëhequr përpjekjen e Evropës për të frenuar Vladimir Putinin përmes bisedimeve diplomatike.

"Mos kini dyshim se francezët ishin në mohim deri në momentin e fundit," tha Johnson.