Lajme nga Bota

Johnson & Johnson/ Një tjetër vaksinë anti-COVID merr miratimin për të dalë në treg

Johnson & Johnson/ Një tjetër vaksinë anti-COVID merr

Autoritetet shëndetësore amerikane i kanë dhënë dritën jeshile vaksinës anti-COVID të kompanisë Johnson & Johnson, pas testeve standarte shkencore për të vërtetuar sigurinë dhe efektivitetin e tij.

Paneli i eskpertëve të pavarur të cilët kanë kryer verifikimet kanë dhënë aprovimin e tyre dhe për pasojë është vetëm çështje kohe që edhe kjo vaksinë, e dyta e prodhuar në Amerikë pas vaksinës së Pfizer, të dalë në tregun amerikan dhe atë ndërkombëtar, duke shtuar kështu opsionet e shteteve.

Sipas raporteve paraprake vksina ka një efektshmëri prej 72% në 14 ditët e para pas administrimit, në një grup kontrolli prej 44,000 individësh. Gjithashtu, paneli ka konkluduar se vaksina është efektive edhe për parandalimin e mutacioneve të virusit. Në rast se merr verifikimin zyrtar Johnson & Johnson ka deklaruar se do të mund të prodhojë 100 milion doza deri në 20 Mars, një sasi kjo shumë e madhe që do të ndihmonte SHBA në objektivin e saj për vaksinim universal.

Tiranapost.al