Lajme nga Bota

Julian Assange del nga burgu dhe niset i lirë drejt Amerikës

Julian Assange del nga burgu dhe niset i lirë drejt Amerikës

Julian Assange është larguar nga Britania e Madhe pasi arriti një marrëveshje për pranimin e fajësisë. Ai nuk do të shkojë në burg, në SHBA.

Tashmë është i lirë dhe dje u largua nga Mbretëria e Bashkuar dhe burgu i sigurisë së lartë në Londër ku ishte i burgosur prej pesë vitesh, njoftoi sot ËikiLeaks pas lajmit për marrëveshjen e pranimit të fajësisë së arritur me sistemin e drejtësisë amerikane.

Assange pritet të jetë nesër në Shtetet e Bashkuara. Dënimi me 64 muaj burg është shlyer, pasi ka qëndruar për 5 vite në burg.

Julian Assange del nga burgu dhe niset i lirë drejt Amerikës

“Ky është rezultat i një fushate globale që përfshin organizatorë bazë, aktivistë të lirisë së shtypit, ligjvënës dhe liderë nga i gjithë spektri politik, deri në Kombet e Bashkuara. Kjo krijoi hapësirë ​​për një periudhë të gjatë negociatash me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, e cila rezultoi në një marrëveshje që ende nuk është finalizuar zyrtarisht. Do të japim më shumë informacion sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruhet në faqen e ËikiLeaks, ku jepet lajmi për lirimin e themeluesit të saj Julian Assage.

“Assange, pas më shumë se pesë vitesh në një qeli 2x3 metra, i izoluar 23 orë në ditë, së shpejti do të ribashkohet me gruan e tij Stella Assange dhe fëmijët e tyre, të cilët e kishin parë babain e tyre vetëm pas hekurave”, përfundon shënimi.

Jualian Assange, themeluesi i kompanisë “Ëikileaks” ka ekspozuar disa nga skandalet më të mëdha qeveritare anembanë botës.

Assange i cili është një nga njerëzit që dëmtoi fushatën e kandidates demokrate për presidente të SHBA, Hillary Clinton duke i zbuluar shumë afera me fondacionin e drejtuar prej saj dhe bashkëshortit ish-presidentit Bill Clinton.