Lajme nga Bota

Julian Assange fiton të drejtën e apelimit për ekstradimin në SHBA, ku rrezikon 175 vite burg

Julian Assange fiton të drejtën e apelimit për ekstradimin
Gjykata e Lartë e Londrës pranoi kërkesën për apelim të themeluesit të WikiLeaks Julian Assange, i cili rrezikon të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Assange rrezikon deri në 175 vite burg pasi Washingtoni e akuzon australianin se ka publikuar në vitin 2010, më shumë se 700 mijë dokumente rreth aktiviteteve ushtarake dhe diplomatike amerikane, kryesisht në Irak dhe Afganistan.

Assange është mbajtur në burgun Belmarsh të Londrës që nga viti 2019.

Ai kishte kaluar më parë gati shtatë vjet i fshehur në Ambasadën Ekuadoriane në Londër, i mbrojtur nga statusi i azilit, duke shmangur ekstradimin në Suedi.

Tiranapost.al