Lajme nga Bota

Ka një afat kur do nisë vaksinimi në BE! Von der Leyen thirrje shteteve

Ka një afat kur do nisë vaksinimi në BE! Von der Leyen thirrje

Këtë dhjetor BE-ja pritet të ketë dozat e para të vaksinës. Por ndërkohë duhet që shtetet të përgatisin logjistikën për menaxhimin e vaksinave. Lajmi u bë i ditur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila shkroi në Tëitter:

“Për vaksinat, Komisioni Evropian tani ka kontratë me gjashtë kompani farmaceutike dhe qytetarët e parë evropianë mund të vaksinohen edhe para fundit të dhjetorit. Ne më në fund shohim një dritë në fund të tunelit. Shtetet anëtare duhet të përgatiten. Flitet për miliona shiringa, për zinxhirët frigoriferikë dhe për organizimin e qendrave të vaksinimit dhe stafin e kualifikuar, për ta bërë këtë. E gjithë kjo duhet të përgatitet. Shtetet duhet të përgatisin logjistikën për menaxhimin e qindra-miliona doza të vaksinave”.

Po ashtu ajo bërë edhe një sugjerim për masat kufizuese që duhet të marrin vendet e BE-së, që sipas saj nuk duhet të prekin bizneset.

"Unë e di se ata që kanë dyqane, bare, restorante duan t'i japin fund kufizimeve, por ne duhet të mësojmë nga vera dhe të mos përsërisim të njëjtat gabime. Një lehtësim shumë i shpejtë dhe i tepruar i masave bëhet rrezik për një valë të tretë pas Krishtlindjes”, shkroi ajo.