Lajme nga Bota

Kanadaja do të dhurojë 100 milion vaksina për vendet në nevojë

Kanadaja do të dhurojë 100 milion vaksina për vendet në

Kanadaja do të blejë dhe më pas do të dhurojë 100 milion vaksina anti-COVID për vendet e varfëra të cilat kanë nevojë për to. Lajmi është njoftuar nga zëdhënësi i shtypit të qeverisë kanadeze që ka thënë mes të tjerash se kjo nuk do të ndikojë në procesin e vaksinimit brenda vendit.

Qeveria kanadeze e ka lajmëruar vendimin nga Samiti G7 që po zhvillohet aktualisht në Cornwall të Mbretërisë së Bashkuar. Kanadaja do i falë vaksinat nëpërmjet organizmit COVAX dhe pritet që t’i kushtojë qeverisë së Justin Trudeau plot 632 milion dollarë.

Shtimi i rasteve të infektimit me COVID me variantin indian në Britani është dëshmi se për të pasur sukses, procesi i vaksinimit duhet të përfshijë të gjitha shtetet në glob.

Tiranapost.al