Kanye West do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në 2024

E Premte 25 Nëntor 2022, 18:44
TiranaPost
Reperi Kanye West ka njoftuar se do të kandidojë për President të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e vitit 2024.
Në një mori postimesh në Twitter, Kanye publikoi logon e fushatës së tij me hashtag #Ye24 dhe u shpreh gjithashtu se i kishte kërkuar ish-presidentit Donald Trump që të kandidonte me të si Zëvendës President.
“Gjëja për të cilën Trump ishte më i shqetësuar ishte që unë i kërkova të ishte zëvendëspresidenti im”, tha Ye në një video.
#YE24 pic.twitter.com/OR60id12oS
— ye (@kanyewest) November 25, 2022
Njoftimi vjen vetëm dy ditë pasi Ye vizitoi rezidencën e zotit Trump në Florida.
Kanye është kritikuar shumë kohët e fundit, përshkak të komenteve të tij urrejtëse. Ai madje u ndalua nga rrjetet sociale dhe humbi kontrata të rëndësishme me Balenciaga dhe Adidas.