Lajme nga Bota

Kanye West do të kandidojë për president, por a nuk është vonë?

Kanye West do të kandidojë për president, por a nuk

Ndezi disa fishekzjarre me rastin e pavarësisë së Amerikës dhe shpalli kandidaturën e tij për president të Amerikës. Reperi i famshëm amerikan Kanye West e pati thënë në një intervistë të 2015-ës se në vitin 2020 do të kandidonte për president. Por mbetet e paqartë nëse ai thjesht ka dashur të masë pulsin e mbështetësve të tij dhe a mundet tani?

Përmes një statusi në Twitter ai shkruan: “Tani duhet ta realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë jam duke kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara, " ndërsa përdor hashtagun 2020VISION.

Postimin e tij e bëri share edhe bashkëshortja Kim Kardashian dhe personazhe të njohur si Elon Musk.

Në fakt Shtetet e Bashkuara të Amerikës u themeluan të (paktën në teori) me parimin që kushdo mund të jetë në krye të zyrës ekzekutive. Mbretër më nuk ka! Por a e ka vërtetë seriozisht Kanye dhe kush e mbështet?

Korrespondenti i Shtëpisë së Bardhë Hunter Walker ka reaguar duke thënë se është tepër vonë për të kandiduar si i pavarur dhe për të marrë votën në 9 shtete që kanë ndikim të madh në Kolegjin Zgjedhor.

Kanye West do të kandidojë për president, por a nuk

Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta dhe gazmore. Gjatë zgjedhjeve të kaluara West tregoi hapur mbë kaluara West tregoi hapur mbështetjen për Donald Trump. Por protestat e shumta nga vrasjet e afroamerikanëve mund të kenë bërë që ai t’i vihet kundër.

Donald Trump është në garë me demokratin Joe Biden.

Kanye West do të kandidojë për president, por a nuk