Lajme nga Bota

Kapet ‘El Chapo’ i Azisë, historia e njeriut më të kërkuar në botë

Kapet ‘El Chapo’ i Azisë, historia e njeriut më të

Policia e Holandës ka arrestuar kreun e dyshuar të një prej bandave më të mëdha të drogës në botës. Urdhri i arrestimit të tij u lëshua fillimisht nga Australia. Ai quhet Tse Chi Lop, një shtetas kanadez i lindur në Kinë, për të cilin thuhet të jetë kreu i bandës që dominon një treg të paligjshëm të drogës prej 70 miliardë dollarësh në Azi.

Kapet ‘El Chapo’ i Azisë, historia e njeriut më të

Ai ishte shpallur si një nga të arratisurit më të kërkuar në botë. Tse Chi Lop u kap në aeroportin Schiphol të Amsterdamit dhe pritet të ekstradohet drejt Australisë për tu përballur me gjyqin dhe akuzat.

Kapet ‘El Chapo’ i Azisë, historia e njeriut më të

Banda e tij njihet ndryshe si sindikata 'Sam Gor', përgjegjëse deri në 70% të të gjitha drogërave ilegale që kanë hyrë në Azi. 56-vjeçari është krahasuar me bosin meksikan të drogës Joaquin "El Chapo" Guzman.

Kapet ‘El Chapo’ i Azisë, historia e njeriut më të

Policia australiane e ka kërkuar prej më shumë se një dekade. Përpjekja për të arrestuar Tse përfshiu rreth 20 agjenci nga kontinentet anembanë globit. Tse ka bërë 9 vite burg pas akuzave për trafik droge në SHBA në vitiet 1990. Për të thuhet se ka jetuar midis Macau, Hong Kong dhe Tajvanit në vitet e fundit. Media Australiane e përshkroi arrestimin e tij si më të rëndësishmin për policinë federale në plotë dy dekada.

*Reuters/ Tiranapost.al.