Lajme nga Bota

Karantina jo më 14 ditë! Ekspertët amerikanë po mendojnë ta kthejnë në vendim

Karantina jo më 14 ditë! Ekspertët amerikanë po

A duhet vendosur më shpejt? Kjo është pyetja që shtrohet në artikullin e medias amerikane CNBC, pas propozimit të CDC-së amerikane për të shkurtuar periudhën e karantinës aktualisht me 14 ditë, të personave që kanë rënë në kontakt me të infektuar me koronavirus.

Ekspertët mjekësore e kanë mirëpritur këtë sugjerim dhe thonë se tashmë duhet të ndiqen udhëzime në forma më të lehta, të cilat sidoqoftë duhen zbatuar me rigorozitet.

Sipas udhëzimit aktual të CDC-së, çdokush që ekspozohet ndaj një personi që ka rezultuar me Covid-19, duhet të karantinohet për 14 ditë në shtëpi, edhe nëse ka kryer shpejt testin e virusit dhe ka dalë negativ.

Shkencëtarët thonë se kjo ndihmon në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes para se të fillojnë të shfaqen simptomat, ose ata që nuk zhvillojnë i shfaqin.

Por së fundmi, Drejtori i CDC Robert Redfield thotë se më parë mendohej që periudha e karantinës duhej të ishte 14 ditë, ndërsa tani duhet të bëhet në shtatë ditë, nëse përgjigja e tamponit është negative.

'CDC është gjithmonë duke rishikuar udhëzimet dhe rekomandimet sipas të dhënave të reja të virusit që shkakton COVID-19 dhe do të shpallë ndryshime të tilla kur të jetë përshtatshme' thotë zëdhënësi i CDC Belsie Gonzalez.

Ndërsa, Brett Giroir, ndihmës sekretari i shëndetësisë i cili drejton përpjekjet e qeverisë federale si pjesë e Task-Forcës së koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, tha se të dhënat e fundit japin indicie që një karantinë me më pak ditë, e plotësuar me test koronavirusi mund të shkurtojë atë periudhë 14 ditë.

"Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive me udhëzimin, duke rishikuar provat, por duam të sigurohemi. Këto lloj rekomandimesh nuk janë me dëshirë ose pa dëshirë. Ato punohen me një grup ekspertësh që mbledhin të dhëna ”

Periudha më e shkurtër e karantinës mund ta bëjë më të lehtë për njerëzit të ndjekin rekomandimet e CDC pasi shumica e njerëzve sipas ekspertëve nuk e kanë zbatuar qëndrimin 14 ditë në shtëpi dhe gjithsesi kanë dalë jashtë.

Për njerëzit që kanë Covid-19 por janë asimptomatikë ka shumë të ngjarë që ata të mos jenë më transmetues pas shtatë deri në 10 ditë.