Lajme nga Bota

Karantinimi i amerikanëve: Marijuana po shitet po aq shumë sa letrat higjienike

Karantinimi i amerikanëve: Marijuana po shitet po aq shumë sa letrat

Letrat higjienike dhe ushqimet po përjetojnë një bum blerjesh nga amerikanët. Por një tjetër lloj produkti ka kapur majat. Në shtetet si Kolorado dhe Kalifornia vendet ku është legalizuar marijuana, shitjet janë rritur në mënyrë të ndjeshme për shkak të izolimit të banorëve.

Sipas aplikacionit Weedmaps, shitjet e marijuanës janë ngjitur në pikën më të lartë në 12 vjet, ose që kur u krijua dhe aplikacioni. Shitjet e fundit të marijuanës janë rritur me 50% më shumë sesa në ditët e festave.

Themeluesi i aplikacionit thotë se dita e enjte shënoi bumin e shitjeve. Ai thotë se njerëzit po përjetojnë frikë dhe duke qënë të mbyllur në shtëpi mendojnë të kalojnë pak më qetë situatën.

Një fenomen i ngjashëm po ndodh edhe në Kolorado. Kujtojmë se marijuana që shitet në këto dy shtete është rekreative pra e kontrolluar dhe e përpunuar.

Amerika ka 40,841 të infektuar. 483 të vdekur dhe 187 të shëruar.