Lajme nga Bota

Kardinali francez: Kam abuzuar me një vajzë 14-vjeçare gjatë kohës kur isha prift

Kardinali francez: Kam abuzuar me një vajzë 14-vjeçare

Një nga kardinalët më të lartë të Kishës Katolike të Francës ka pranuar se ka abuzuar me një vajzë 14-vjeçare 35 vjet më parë dhe ka njoftuar tërheqjen e tij nga detyrat e tij fetare.

“Tridhjetë e pesë vjet më parë, kur isha prift, u solla në mënyrë të qortueshme me një vajzë të re 14-vjeçare,” tha Ricard. “Sjellja ime ka shkaktuar në mënyrë të pashmangshme pasoja të rënda për këtë person.”

Ricard tha se kishte folur me viktimën dhe i kishte kërkuar falje, pa specifikuar se kur.

Deklarata e tij vjen pasi një raport i vitit të kaluar nxori në dritë se 216 mijë të rinj ishin abuzuar seksualisht nga priftërinjtë e Kishës Katolike që nga viti 1950.