Lajme nga Bota

Karine Jean-Pierre, gruaja e parë me ngjyrë dhe homoseksuale në rolin e Sekretares për Shtyp të Shtëpisë së Bardhë

Karine Jean-Pierre, gruaja e parë me ngjyrë dhe homoseksuale në

Karine Jean-Pierre do të jetë sekretarja e re e shtypit për Shtëpinë e Bardhë.

Jen Psaki u largua nga detyra e saj javën e kaluar.

Presidenti Joe Biden njoftoi në një deklaratë ditën e enjte se Jean-Pierre bëhet personi i parë me ngjyrë dhe e vetëdeklaruar si pjesë e komunitetit LGBTQ që mban këtë pozicion.

Jean-Pierre aktualisht shërben si Zëvendës Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë.

Karine Jean-Pierre, gruaja e parë me ngjyrë dhe homoseksuale në

"Karine jo vetëm që sjell përvojën, talentin dhe integritetin e nevojshëm për këtë punë të vështirë, por ajo do të vazhdojë të udhëheqë rrugën në komunikimin në lidhje me punën e administratës Biden-Harris në emër të popullit amerikan", tha Biden në një deklaratë.

Jean-Pierre do të fillojë zyrtarisht pas ditës së fundit të Psaki-t, në 13 maj.

Majin e kaluar, Jean-Pierre u bë gruaja e dytë me ngjyë në histori që mbajti konferencën e përditshme të shtypit. Ajo ka shërbyer në ekipin e lartë të Komunikimit të Shtëpisë së Bardhë që kur Biden mori detyrën dhe para kësaj ishte këshilltare e fushatës së tij.

Familja e Jean-Pierre përfshin partneren e saj, korrespodenten kombëtare të CNN Suzanne Malveaux dhe vajzën e tyre.

"Unë jam akoma duke e përpunuar lajmin sepse, siç tha Jen, ky është një moment historik. Unë e kuptoj se sa e rëndësishme është për kaq shumë njerëz atje jashtë. Është një nder dhe një privilegj të jesh pas këtij podiumi", tha Jean-Pierre.