Lajme nga Bota

Katër fëmijë humbin jetën në Mbretërinë e Bashkuar pasi u infektuan me Bakterin Strep A

Katër fëmijë humbin jetën në Mbretërinë e

Katër fëmijë kanë ndërruar jetë në Mbretërinë e Bashkuar pasi u infektuan me bakterin Strep A, shkruan BBC duke cituar autoritetet shëndetësore britanike.

Bakteret Strep A mund të shkaktojnë skuqje në lëkurë dhe dhimbje fyti, ndër simptoma të tjera, dhe është një infeksion shumë ngjitës që prek më së shumti fëmijët.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) ka thënë se shifrat për sëmundjen janë më të larta këtë vit krahasuar me dy vitet e mëparshme.

Rritja e rasteve ka të ngjarë të jetë rezultat i masave të zbatuara gjatë pandemisë COVID, shtojnë ata.

Çfarë është Strep A?

Strep A – ose streptokoku i grupit A – është një lloj bakteri që gjendet në fyt dhe në lëkurë dhe tek shumica e njerëzve nuk shkakton asnjë simptomë.

Megjithatë, mund të shkaktojë një sërë sëmundjesh të ndryshme të hundës, fytit dhe mushkërive.

Mund të përhapet përmes kollitjes, teshtitjes dhe kontaktit lëkurë me lëkurë.