Lajme nga Bota

Katër studentë në Britani gjobiten me nga 10 mijë paund secili: Party në shtëpi me 30 vetë

Katër studentë në Britani gjobiten me nga 10 mijë paund

Katër studentë nga një universitet në Britani janë gjobitur me një shumë prej 10 mijë paundësh secili për shkak se organizuan një festë në shtëpinë e njërit prej tyre dhe gënjyen policët. Daily Mail tregon se bëhet fjalë për studentë në vitin e tretë të Universitetit Nottingham Trent të cilët ftuan 30 miq të tyre duke festuar, dhe kur policia shkoi për të pyetur se çdo ndodhte ata mohuan se po bëhej festë, por miqtë e tyre ishin fshehur në kuzhinë dhe në dhomat e gjumit.

Katër studentë në Britani gjobiten me nga 10 mijë paund

Të gjithë janë përjashtuar nga shkollla aktualisht dhe ndërkohë janë në hetim. Pritet që të merret një vendim nëse ata do të lejohen të rikthehen në shkollë.

Britania e ka të ndaluar të organizojë festa private në shtëpi, si dhe grumbullimet me më shumë se 6 persona në ambiente të hapura. Në ambiente të mbyllura nuk lejohen persona brenda shtëpisë që nuk janë familjarë.

Katër studentë në Britani gjobiten me nga 10 mijë paund

Pas ndëshkimit, studentët janë ankuar duke thënë se iu kishin prishur ‘terezinë e tyre’, duke mos kërkuar ndjesë dhe të ndërgjegjësohen nga situata me pandeminë e koronavirusit.