Lajme nga Bota

KE padit Poloninë në Gjykatën Europiane: Reforma në drejtësi cënon parimet e shtetit ligjor

KE padit Poloninë në Gjykatën Europiane: Reforma në

Komisioni Europian, në një lëvizje të paprecedentë në më shumë se 30 vite ekzistencë, duke paditur Poloninë në Gjykatën Europiane. Shkak për padinë ka qenë reforma në drejtësi që është implementuar nga partia nacionalist “Ligj dhe Drejtësi”, që sipas interpretimit të KE shkatërron pavarësinë e sektorit gjyqësor dhe cënon shtetin e së drejtës.

Reforma në drejtësi e cila ka qenë objekt debati në Varshavë që prej vitit 2016 parashikon shkarkimin nga puna të të gjithë anëtarëve të drejtësisë që kanë ushtruar profesionin gjatë periudhës së diktaturës komuniste, duke i dhënë të drejtë Ministrisë të Drejtësisë (që kontrollohet nga kryeministri) të shkarkojë gjyqtarë dhe të emërojë zëvendësime të përkohshme. Kjo është vetëm njëra nga shumë aspektet që janë cilësuar problematike në reformën polake.

KE i ka kërkuar Gjykatës që ta trajtojë çështjen me emergjencë për të shmangur mundësinë që partia politike në pushtet të kapë drejtësinë me ligjet aktuale.

Tiranapost.al