KE propozon t`i jepet Ukrainës statusi i vendit kandidat për në BE

E Premte 17 Qershor 2022, 12:13
TiranaPost
Lajmin e ka dhënë përmes një statusi në Twitter, Ursula von Der Leyen, ku shkruan:
“Ne rekomandojmë t'i jepet Ukrainës statusi i vendit kandidat, duke pretenduar se do të kryejë një sërë reformash të rëndësishme.
Ukraina ka treguar qartë angazhimin për të përmbushur vlerat dhe standardet evropiane.
Dhe u nis, para luftës, në rrugën e saj drejt BE-së”, shkruan Von Der Leyen.
Pak minuta pas këtij lajmi, Presidenti i Ukrainës Zelensky shkruan në Twitter:
“Unë përgëzoj përfundimin pozitiv të Komisionit Europian për statusin e kandidatit të Ukrainës. Është hapi i parë në rrugën e anëtarësimit në BE që sigurisht do ta afrojë fitoren tonë. Mirënjohës ndaj Von der Leyen dhe çdo anëtari të KE për një vendim historik”.
Tiranapost.al