Lajme nga Bota

Këngët për fushata zgjedhore, Rolling Stones paralajmëron Trumpin: Mos!

Këngët për fushata zgjedhore, Rolling Stones paralajmëron

Rolling Stones ka paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump se mund të përballet me ligjin nëse vazhdon të përdorë këngët e grupit në fushatat e tij zgjedhore.

Këngët për fushata zgjedhore, Rolling Stones paralajmëron

Në një deklaratë, grupi thotë se po punon me organizatën e të drejtave ‘BMI’ për të ndaluar përdorimin e paautorizuar të këngëve të tyre.

Trump përdori gjatë fushatës së javës së kaluar në Oklahoma këngën: Nuk mund të marrësh gjithmonë atë që dëshiron.

E njëjta këngë është përdorur edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA.

"The Rolling Stones nuk e jep aprovimin për Donald Trump ", thuhej në një deklaratë të grupit në Twitter në vitin 2016.

Fushata zgjedhore do të vazhdojë në muajt e ardhshëm ndërsa Trump përgatitet të përballet me kandidatin e Partisë Demokratike Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Këngët për fushata zgjedhore, Rolling Stones paralajmëron