Kërcënohet me jetë Giorgia Meloni dhe vajza e saj

E Mërkurë 7 Dhjetor 2022, 15:08
TiranaPost
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe vajza e saj është kërcënuar me jetë. Mediat italiane raportojnë se është identifikuar autori.
Bëhet fjalë për një 27-vjeçar të papunë, i cili banonte në provincën Arezzo dhe që është arrestuar nga policia. Arsyeja e kërcënimit të kryeministres, sipas deklaratave të tij në polici, ishte heqja e mbështetjes sociale.
“Nëse e heq mbështetjen për të papunët, do të të vras ty dhe vajzën tënde. Ajo dhe vajza e saj duhet të vriten”, ishin këto disa nga mesazhet e dërguara nga 27-vjeçari.
Partia “Vëllezërit e Italisë” e Giorgia Melonit ka akuzuar Giuseppe Conten, duke thënë se se ai po nxit urrejtje ndaj Giorgia Melonit dhe përçarje e popullit.